Kuvendi i 2 dhjetorit, Berisha paralajmëron mosbindje civile: Lëvizja që po vjen, s’e ka parë kurrë vendi!

Spread the love

Në një deklaratë për mediat ish-kryeministi Sali Berisha tha se lëvizja që do të vijë tani nga opozita do të jetë një lëvizje që vendi nuk e ka parë kurrë më parë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama ku tha sei ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin.“Kjo është një thirrje e Sali Berishës për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit, të sovranitetit të brendshëm kombëtar. Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit (Rama). Këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë Presidencën, apo për të ,marrë gjyqësorin, pasi e kanë në kontroll të plotë, Por këtë grusht shteti e kanë bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentin.Këtë grusht shteti e ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentit. Sovraniteti i një vendi në të gjithë fjalorët politik të botës, përcaktohet si fuqia e popullit për të kontrolluar qeveritë e tyre.Bllokimi i Ramës për Komisionet, është bllokimi i fuqisë së popullit për të kontrolluar qeverinë. Ky është përqendrim i të gjitha pushteteve në një dorë, asgjësim i sovranitetit të brendshëm dhe marrje e pushtetit të Parlamentit. Vendimi i larove të “Skapit” dhe gjykatëses së Ramës tregon marrje të pushtetit të Parlamentit. Imuniteti është atribut që Kushtetuta i jep Parlamentit në mënyrë që në përpjekje për të marrë pushtet, askush të mos cënojë dot funksionimin e tij.Në rastin konkret vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar nga Berisha, për të marrë pushtetin e Parlamentit dhe për t’ia dhënë Ramës, përbën puç dhe krim kushtetues. Lëvizja e kësaj radhe do jetë nga ato që nuk i ka parë kurrë vendi, në kuadër të mosbindjes civile”, tha Berisha.

Berisha u ndal te Kuvendi Kombëtar i 2 dhjetorit dhe nëse do të votëbesohet nga demokratët apo jo. Ai tha se nuk ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve, pasi ato u vodhën.A ju shkakton ndonjë emocion data 2 dhjetor kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar, pasi në këtë datë anëtarët kanë të drejtë të votojnë apo të shkarkojnë?Jam i vendosur dhe besoj te demokratët, dhe i vendosur që të respektojë çdo vendim të tyre.A ka faj Berisha për humbjen e zgjedhjeve të 14 maj?Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit në kod dhe moral, mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh. Dita e zgjedhjeve nuk është ditë e proves së forcës, por ditë integriteti. Duke thënë këtë, Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë, por me vjedhjen, s’ka askush përgjegjësi se hajduti vjedh dhe vjedh. Përgjegjësinë e ka hajduti. Ndaj duhet të mësohemi që t’i japim mësim atyre që vjedhin. Demokratët janë të mirëpritur në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *