Silvio Gonzato zgjidhet ambasador i BE në Shqipëri

Spread the love

Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell njoftoi sot emrin e ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri. Ai është Silvio Gonzato, një emër i spikatur në diplomacinë europiane.

Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në New York.

Gonzato ka shërbyer edhe si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike.

Siç konfirmohet nga BE-ja, ambasadori i ri në Shqipëri do të emërohet zyrtarisht më 1 dhjetor 2023.

Kujtojmë që dy javë më parë Luigi Sorek  ka përfunduar detyrën si ambasador i komanduar i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Soreka njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se në 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj!”, shkruante Soreca.

Ambasadori Soreka u rikthye në 1 shtator 2023 në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të gjermanes, Christine Hohmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *