Skandali te Magjistratura/ Bardhi përplaset me PS: Lista e fituesve është shtuar 3 herë, Rakipi të vijë këtu të japë llogari

Spread the love

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve janë përfshirë në debate të forta mes tyre për skandalin që ndodhi  me provimet në Shkollën Magjistraturës.

Demokrati Gazment Bardhi kërkoi që të thirret në një seancë dëgjimore drejtori i kësaj shkolle.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës se Magjistraturës.Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës.

Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik, të kuptohet se çfarë ka ndodhur me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.

Nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes,  shkoi ne 140 në darkë”, u shpreh Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist, Pandeli majko, i cili kërkoi që të mos politizohet kjo çështje.

Ju rikujtojmë se një skandal përfshiu shkollën e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit. Listës fituese iu shtuan 52 kandidatë, duke e çuar në 131 nga 79 që ishin parashikuar.

Drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës  pretenduan se nuk kishte punuar pajisja scantron-i për korrigjimin elektronik të tezave bëri korrigjime manual dhe nga 79 emra që dolën fitues në fazën e parë, por që më pas u shtuar me 52 kandidatë të tjerë, duke shkuar në 131 kandidatë.

Ndërkohë selitë diplomatike në vend janë skandalizuar nga ajo që ka ndodhur. Vetë ambasadat kanë monitoruar procesin dhe u ka lindur dyshimi se procesi është manipuluar. Kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi përmes kësaj manovre po fut në sistem fëmijët e atyre që u shkarkuan nga vetingu, por edhe ata që kanë lidhje me politikën.

Për këtë arsye, ai ka marrë ultimatum të prerë nga ndërkombëtarët që testimi të përsëritet. SHBA, BE, Gjermania, Holanda apo Londra kanë punuar fort që drejtësia të pastrohet nga tarafi i të korruptuarve dhe politika, por Rakipi u ka hapur dyert dhe kjo përbën një skandal të vërtetë. Ambasadorët po ndjekin me shumë vëmendje atë që po ndodh dhe pritet të ketë dhe takime. Ndërkombëtarët janë të vendosur për të mos lejuar asnjë lloj manovre, e cila duket se do të kompromentojë gjithë reformën në drejtësi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *