Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Spread the love

Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon për shkak se mungonte një prej avokatëve të të dyshuarve.

Gjithashtu në seancën e së hënës, nuk u paraqit as akt-ekspertiza që është kërkuar nga gjykata për projektin përllogaritjen e ndërtimit të vijës bregdetare për të cilën dyshohet se Dako ka abuzuar me detyrën.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme e la atë në “arrest shtëpie”, por në monitorim nga policia. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të jetë i monitoruar nga policia 24 orë në ditë.

Dakos i mbaroi afati 6 mujor i paraburgimit, kjo për shkak se SPAK nuk arriti të mbyllte dot hetimet. Gjykata e Posaçme e la atë në “arrest shtëpie”, por në një njoftim për mediat bëhet me dije se Dako do të jetë në monitorim nga policia.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Lidhur me këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj, Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës: Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë pasur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *