Aksioni i SPAK në Kadastër, zbardhen emrat e ish zyrtarëve që ranë në prangat e policisë

Spread the love

Autoritetet kanë nisur një aksion mbrëmjen e djeshme e në ambientet e Kadastrës. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë firmosur dy urdhër-arreste për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.

Dritan Stoka dhe Agim Osmani u arrestuan gjatë ditës së premte pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK.

Për arrestimet ka reaguar edhe Polcia e Shtetit.

‘Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.
Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:
D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.
Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.’, njofton Policia.

Kjo nuk është hera e parë që SPAK bën goditje në Kadastër, e cila është kthyer prej vitesh në një fole korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *