Parandalohet ngjarja e rëndë në Mat, sherr mes vëllezërve për pronësinë

Spread the love

Një tjetër konflikt është shënuar në Mat, sërish për çështje pronësie.

Sipas policisë, një 61-vjeçar ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, ndërsa ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Si pasojë, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat. Ky shtetas, për motive pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *