Atentati pranë shkollës në Lezhës, nxënësi: Audi u kthye me dyer të hapura dhe mori autorët që qëlluan ndaj Agron Pukës

Spread the love

Fëmijë të shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë të Lezhës, ishin dëshmitarë të atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Një nga fëmijët ka zbuluar për mediat edhe dinamikën si ndodhi atentati. Nxënësi thotë se autorët ishin me një Audi të bardhë, kanë zbritur nga makina, dhe kanë qëlluar. Ndërsa shoferi ka shkuar deri në një pikë karburanti e më pas është kthyer me Audin me dyer të hapura e ka marrë autorët.

‘U ndalën me një Audi të bardhë. Zbritën… kanë ra plumbat për tokë pastaj i kanë rënë asaj. Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë future në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator.’- tha fëmija.

Pasi Puka ka lënë fëmijët në shkollë, është drejtuar në automjetin e tij, ku ka vënë re autorët, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin. Tre të tjerët donin ta dhunonin fizikisht 54-vjeçarin, por ky i fundit ka hyrë në makinë për t’u larguar. Në atë moment, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se shoferi, që lëvizte me një mjet me xhama të zinj, ka lënë tre bashkëpunëtorët dhe është larguar në qendër të fshatit. Më pas, është kthyer për t’i marrë dhe janë larguar të katërt në drejtim në Shënkollit.

Ngjarja ndodhi përballë shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë, duke rrezikuar nxënësit dhe mësuesit. Ndonëse mësimi nisi rregullisht, shumë prindër kanë ardhur për të marrë fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *