Champions League/ Bajerni kthehet dominues, përmbysje e madhe ndaj Lacios, Mbape “merr për dore” PSG në çerekfinale

Spread the love

Bajerni “hedh knock out” Lacion dhe kualifikohet në çerekfinalet e Champions League. Bavarezët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 bardhekaltërit dhe ka bërë që të harrohet humbja 0-1 në ndeshjen e parë.

Kampionët e Gjermanisë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 39. Ishte Herri Kejn që ndëshkoi italianët. Në minutën e 47, De Ligt goditi fuqishëm topin nga distanca, por Myler e preku pak me kokë sa për t’i hequr emrin në listën e shënuesve të sfidës.

Lacio u dorëzua totalisht dhe në minutën e 66 ishte përsëri Herri Kejn që realizoi golin e tretë dhe dopietën e tij personale.

Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, PSG triumfoi 1-2  në “Reale Arena” ndaj Real Sociedad, duke prerë kështu një biletë për në fazën tjetër.

Pjesa e parë u vendos nga një gol i Kilian Mbape, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte pikërisht sulmuesi francez që kompletoi dopietën. Në fund një gol i Merinos për vendasit vlejti vetëm për statistikë.

Mbape po shkëlqen këtë edicion në Ligën e Kampionëve, teksa në tetë ndeshje ka realizuar gjashtë gola.

PSG dhe Bjerni i Mynihut janë dy nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *