Katër medalje për Kosovën në Kampionatin Europian të xhudos, ja kush janë triumfuesit për “Dardanët”

Spread the love

Kosova edhe kësaj radhe  ka konfirmuar veten në sportin e xhudos në arenën ndërkombëtare. “Dardanët” kanë fituar katër medalje në Kampionatin Europian të xhudos që po zhvillohet në Montpelje të Francës. Një medalje e argjendtë dhe tri të bronzta është bilanci i Kosovës në këtë kampionat, ku mori pjesë me gjashtë garues.

Seria e medaljeve nisi dje, ku Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ku në finale u mposht nga francezja Amandine Buçard.

Të premten fitoi medaljen e bronztë Nora Gjakova, e cila mposhti gjermanen Seija Ballhaus, ku fitoi me “Ippon” në kohën shtesë. Dy të bronzta të tjera erdhën sot, ku shkëlqyen Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Akili sot kontribuoi për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Europianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar trajneri i “Dardanëve”, Driton Kuka në rrjetet sociale.  Kosova ka 23 medalje në Kampionatet Europiane për seniorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *