Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani i dhurojnë Shqipërisë 3 medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes

Spread the love

Dy peshëngritësit shqiptar, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani, kanë fituar mbrëmjen e sotme tre medalje argjendi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.
Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka siguruar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 81 kilogramë, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë.
Shtangisti shkodran mbylli garën në këtë stil në vendin e dytë me 155 kilogramë të ngritura, duke realizuar dy nga tri provat, ndërkohë që vijon garën në stilin e shtytjes.
Qerimaj e nisi garën me 152 kilogramë, peshë që nuk e ngriti dot në provën e parë. Shkodrani arriti të ngrejë lart këtë peshë në provën e dytë. Në provën e tretë, Qerimaj arrin të ngrejë lart edhe 155 kilogramë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në garë.

Në stilin e shtytjes, Qerimaj realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti 180 kilogramë. Në dygarësh Erkand Qerimaj u klasifikua në vendin e katërt me 335 kilogramë në total.

Veç Qerimajt, dy medalje argjendi ka siguruar edhe peshëngritësi Kristi Ramadani në peshën deri në 81 kilogramë.

Kristi Ramadani siguroi dy medalje të argjendta, një në stilin e shtytjes dhe një në dygarësh.

Në stilin e shkëputjes ai u rendit në vendin e katërt, me 151kilogramë të ngritura. Në stilin e shtytjes, Ramadani ishte mjaft i saktë në të trija provat, duke ngritur fillimisht 180 kg e më pas 186 kg e në fund 190 kg.

Falë këtij rezultati Ramadani u rendit i dyti, me vetëm 1 kg më pak se fituesi i së artës. Ramadani mbylli garën e tij në Europian me 341 kilogramë në dygarësh, duke u klasifikuar në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *