Një penallti vendos sfidën, Udineze turpëron Milanin në “San Siro”, Pioli tani rrezikon shumë

Spread the love

Milani ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes.

Kuqezinjtëjanë mundur 0-1 në “San Siro” nga Udineze në javën e 11 të kampionatit dhe tani kanë shkuar gjashtë pikë larg Interit kryesues.

Një rezultat befasues dhe i rrallë duke parë se kjo e sotmja ishte fitorja e parë e Udinezes në këtë sezon të Serisë A, pas 3 humbjeve dhe 7 barazimeve të marra në dhjetë javët e mëparshme.

Një penallti e Pereiras në minutën e 61, e shkaktuar nga Adli, gjunjëzoi një Milan pa lojë dhe pa ide.

https://streamable.com/e/31d0l3?quality=highest

Tri pikë jetike për Udinezen, që i është larguar zonës së rënies nga ketagoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *