Afera 65 mln euro për rrugën Korçë-Ersekë, Balluku në SPAK

Spread the love

Nazarko tha se SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko ka kallëzuar 3 vite me parë ministren Belinda Balluku, drejtorin e ARRSH dhe kompaninë që ndërtonte rrugën Korçë-Ersekë.

Nazarko tha se SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ai pretendon në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 mln euro ne 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonës.

Intervista: 

Z.Nazarko 3 vite më parë iu jeni drejtuar SPAK me një kallëzim penal për rrugën Korçë-Ersekë, a mund të na thoni kë kallëzuat?

Në atë kohë kam kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm ARRSH-së Ergys Vjerdho, ministren e linjës Balluku dhe administratorin e kompanisë A.N.K sh.p.k për shkelje teknike dhe procedura të tenderit.

Cilat janë shkeljet që ju konstatuat që më pas ju drejtuat SPAK?

Shkeljet që unë konstatova ishin 3. Një ka qenë mashtrim në realizimin e projektit për rrugën Korçë-Ersekë, tjetër gjë ka në terren dhe tjetër gjë përshkruhet në projekt. E dyta, ka qenë vlera e lartë e projektit që shkonte nga 1 mln euro që ishte në projektin e 2010 ne 5 mln euro kilometri. E treta që ishte më e rëndësishme për mua ishte shpopullimi i zonës. Me zhvendosjen e gjurmës së rrugës shpopullohej e gjithë zona e pllajës së Gramozit, edhe Kolonjën.

A jeni kontaktuar nga prokurorët pasi paraqitet kallëzimin dhe në dijeninë tuaj në çfarë faze janë hetimet?

Jam kontaktuar nga prokurorët. Iu kam dhënë informacion të detajuar dhe teknik se për fatin e mirë unë jam ekspert i kësaj fushe, duke i orientuar drejt dhe saktë ne prova konkrete. Sipas dy shkresave të SPAK kam dijeni që dosja është në fazë hetimi për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.

A jeni marrë në pyetje në cilësinë e kallëzuesit?

Jam marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.

Kur është hera e fundit që jeni pyetur?
Hera e fundit që jam pyetur është para 3 muajsh, jam pyetur edhe përpara një viti e gjysmë.

A i qëndroni të njëjtit kallëzim apo keni konstatuar edhe shkelje të tjera?

I qëndroj të njëjtit kallëzim. E frekuentoj shumë atë zonë dhe mund të isha edhe unë viktimë e kësaj vepra penale. Problematika ka ardhur për shkak të projektit shumë të dobët dhe jo teknik, jo profesional, për fat të mirë dhe të keq, inxhinieria nuk të lejon të gabosh. Nëse ti anashkalon rregullat teknike vepra bie.

Kur thoni që janë anashkaluar rregullat teknike keni idenë përse ka ndodhur kjo?
Është ndryshuar gjurma e rrugës për të rritur vlerën, sepse një projekt është bërë në 2010 është përcaktuar një vlerë. Për të çuar vlerën nga 1 mln në 5 mln euro kilometri, nuk ka inxhinier që ta nxjerrë atë vlerë, dhe e vetmja mënyrë është që të ndryshojë gjurma e rrugës, të bëhet një rrugë tërësisht e re. Dhe duke qenë një rrugë tërësisht e re ka gërmime dhe mbushje shumë, vepra arti dhe për këtë arsye duhet një vlerë shumë e lartë. Pas një investigimi që ka bërë APP konkludoi me një vendim me shkelje konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *