Vrau babanë dhe e varrosi në oborrin e banesës, Hygerta Meta shkon të rrëfejë ngjarjen e shoqëruar nga policia

Spread the love

Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila vrau dhe varrosi babain e saj në oborrin e banesës është shoqëruar nga policia në vendngjarje për të rrëfyer krimin e rëndë

19 vjeçarja Hygerta Meta e cila ka pranuar se ka vrarë të atin Pëllumb Meta është dërguar pranë banesës së saj me policë duket për të treguar se ku e ka hedhur armën e krimit.

Ajo ka thënë se e ka vrarë të atin me armën pistoletë që e kishte pa leje por ende arma nuk është gjetur, ndërsa policia vijon kërkimet.

Hygerta dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjetër ka vrarë dhe ka groposur babin e saj, Pëllumb Meta.

E reja shfaqet me maskë në fytyrë në vendin e krimit, ndërsa po pyetet për skenarin që ka ndjekur për vrasjen dhe më pas groposjen e trupit të babait.

Siç mund të shihet edhe nga fotoja, 19-vjeçarja mbahet për krahu nga një oficere policie, ndërsa hetuesit i bëjnë pyetje. Pikërisht tek kjo kasolle që ndodhet në oborrin e shtëpisë, ajo varrosi të atin, pasi e ekzekutoi atë me armë zjarri.

Vrasja e Pëllumb Metës:

Një krim i rëndë në familje është shënuar në Durrës. Hygerta Meta, studente në degën Administrim Biznes në Tiranë u arrestua pasi ka pranuar se ka vrarë me armë zjarri babanë e saj Pëllum Meta në kasollen e lopës dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit. Krimi i rëndë, i cili u zbulua sot (23 shkurt ), sipas policisë mendohet se ka ndodhur ditë më parë, ndërsa trupi i 50-vjeçarit, Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborr, rreth 70 metra larg banesës.

Ka qenë denoncimi i njërit prej djemve që më 13 shkurt ora 22:30 ka raportuar në polici humbjen e kontakteve me babanë që ka vënë në lëvizje Sektorim e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit i cili po e hetonte prej 10 ditësh duke zbuluar më pas ngjarjen e rëndë.

19-vjeçarja ka pranuar krimin duke deklaruar në polici se i ati e kishte detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj dhe madje ka çuar grupin hetimor drejt vendit ku ishte varrosur babai. Por pas këtij krimi ka shumë pikëpyetje që duhen zbardhur.

Trupi i Pëllumb Metës me peshë 90 kg u gjet i varrosur 70 metra në distancë nga banesa. Kjo do të thotë se transportimi i tij është i pamundur të bëhet vetëm. Po kështu viktima është mbështjellë me plasmas dhe varrosur 1.5 metra thellë çka sjell dyshime se ajo nuk ka vepruar e vetme dhe dyshohet se persona të tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë në krim. Hetuesit po verifikojnë rolin e familjarëve. 

Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.    

“Nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja Hygerta Meta, 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Shtetasja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njoftoi sot policia. 

Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *