Shorti i Ligës së Europës/ Indrit Tuci dhe Qazim Laci përballë gjigandëve anglezë, Milani shmang “aspirinat” gjermane

Spread the love

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Ligës së Europës, ku ekipe si Milani, Roma, Atalanta, Liverpuli, Vijarreali kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë. 

Liverpuli do të ketë përballë Spartën e Pragës ku luajnë Tuci dhe Laçi, ndërsa Karabaku i Redon Xhixhës do të ndeshet me Bajer Leverkusenin.

Milani ka “peshkuar” Slavian e Pragës, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të ketë sfidën e vështirë me Sportingun e Lisbonës.

Skuadra tjetër e Lisbonës, Benfika do të ndeshet me Rejnxhërsin, teksa një duel interesant pritet ai mes Romës dhe Brajtonit.

Dy sfidat e tjera janë Olimpik Marsejë-Vijareal dhe Fraiburg-Uest Hem, të cilat gjithashtu premtojnë spektakël.

Ndeshjet e raundit të 1/8 të Ligës së Europës:

1-Sparta Pragë-Liverpul 

2-Olimpik Marsejë-Vijarreal 

3-Roma-Brajton 

4-Benfika-Gllasgou Renxhërs 

5-Fraiburg-Uest Hem 

6-Sporting Lisbonë-Atalanta 

7-Milan-Slavia Pragë 

8-Karabag-Leverkusen 

Shorti i Ligës së Europës/ Indrit Tuci dhe Qazim Laci

Kujtojmë se ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit më 14 mars. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *