Vehap Cami vrau vëllain dhe më pas veten, zbardhet motivi që çoi në tragjedi

Spread the love

Zbardhet motivi që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten.

Zbulohet se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës është bërë mollë sherri midis vëllezërve.

Kjo për faktin se Lulëzimi nuk donte ta shiste ndërsa Vehapi po. Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *