Injoroi paralajmërimin e Biden, Netanyahu i prerë: Ne duhet ta mposhtim Hamasin në Rafah

Spread the love

Bisedimet pa sukses në Kajro dhe paralajmërimet e presidentit amerikan Joe Biden për të ndaluar furnizimin me armë të Izraelit nuk e kanë ndalur Benjamin Netanyahu që të sulmojë Rafahn.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre rreth luftës në Gaza.

“Ne kemi pasur shpesh mosmarrëveshjet tona. Ne ishim në gjendje t’i kapërcejmë ato. Shpresoj se do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë edhe tani, por ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur vendin tonë,” tha kryeministri izraelit në një intervistë në një emisionin amerikan.

Por kryeministri izraelit nuk po tërhiqet nga opsioni ushtarak në vendkalimin Rafah, i kundërshtuar nga Biden deri në atë pikë sa kërcënon se do të ndalojë furnizimet ushtarake për Izraelin.

“Ne duhet ta mposhtim Hamasin në Rafah”, tha Netanyahu.

“Në Gaza do të jetë e nevojshme që një lloj qeverie civile të imponohet, ndoshta me ndihmën e Emirateve dhe kujtdo që dëshiron stabilitet në zonë”, shtoi Netanyahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *