Ish-partnerja e banorit të BBV3: Djali është i imi, jo i “nuses” së Endrikut

Spread the love

Ish-partnerja e një tjetër banori të “Big Brother VIP”, ka reaguar dje. Evangjelia, ish-partnerja e Endrikut, të cilët janë edhe prindër të një fëmije, ka bërë një postim në Instagram ku ndër të tjera shkruan se, “fëmija është i saj dhe jo i nuses së Endrikut”.

Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrsesi që të përmëndet më afër tyre!

Fakti që ai nuk do të më përmendi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes tonë (edhe pse e përmendi një nga banorët aty). Djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq për atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua t’ia heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë çdo limit! Lëreni djalin tim jashtë botës së mediave se nuk i duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që i duhet nga unë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *