‘Policia po bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë’/ Ministri i Brendshëm flet për fatin e Ervis Martinajt

Spread the love

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se po vijon puna për zhdukjen e Ervis Martinaj.

Nga qyteti i Korçës, Balla e quajti një krim të pazbardhur për të cilin ende vijojnë hetimet. 

Pyetje: Deri ku janë hetimet për sa i përket dosjes së Ervis Martinajt? Ju keni vënë, të paktën, disa afate për Policinë e Shtetit për të kthyer një përgjigje, por duket se këto afate ende nuk e kanë nxjerrë fatin e tij.

Ministri Balla: Unë i qëndroj bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë. Të jeni të sigurt që Policia e Shtetit e bën detyrën e saj, 24 orë, çdo ditë, edhe ndaj këtij angazhimi, për t’i shkuar deri në fund, jo vetëm kësaj çështjeje, por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur. Pjesë e analizës sonë sot, me DVP Korçë, do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale, në Korçë, të pazbuluara.

Ervis Martinaj vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të 2022 dhe policia ende nuk ka dalë me një deklaratë mbi fatin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *