Pensionistët e varfër të Shqipërisë dhe babëzia e klientëve të Edi Ramës

Spread the love

 Pensionet dyfishohen vetëm me vlerën e tokës që i dhuroi Alabbarit për pallate në Durrës dhe taksën e ndërtimit të tyre…

Çështja e pensioneve të ulëta e të mesme me fuqi blerëse sa për afro 10 ditë ushqim minimal, është bërë teatër nga kryeministri Edi Rama, në çdo takim që po zhvillon me patronazhistët për buxhetin e vitit 2024, të cilin e quan “buxhet i rritjes së mirëqenies popullore”.

Pasi bëri 5 milionë lekë pagat+ shpërblimet mujore të deputetëve e ministrave; në çdo takim, Babloku po vetë-lëvdohet për pagat mesatare të zyrtarëve, mësuesve, policëve e mjekëve që do bëhen 900 Euro, ose sa 9 pensione minimale.

Krahasimi është ky: Në vitin 2024 janë planifikuar 450 milionë Euro për rritjen e pagave mesatare të 145 mijë zyrtarëve sepse këtyre po u dyfishohen pagat; ndërsa për 670 mijë pensionistë janë planifikuar 180 milionë Euro, sepse pensionet do rriten me indeksim 3-4%.

Për pensionistët, Babloku thotë: – E kam brengë që nuk po ua rris dot pensionet 670 mijë pensionistëve, por kaq e ka mundësinë qeveria, sepse fajin e kanë bizneset që nuk paguajnë sigurimet reale të punonjësve:

Nëse pensionet nuk po rriten, ngaqë bizneset nuk paguajnë sigurimet e reale të punonjësve që kanë, kjo nuk është përgjegjësi e pensionistëve, por e qeverisë që e di këtë evazion fiskal dhe e lejon, ngaqë ata janë sponsor të votave të tij e të PS.

Ndërsa justifikimi se, qeveria nuk ka mundësi të rrisë pensionet, është mashtrim i Bablokut, mbasi buxheti i ka pasur dhe i ka mundësitë reale për të dyfishuar pensionet e ulëta e mesatare, të cilat janë 80 Euro deri në 170 Euro në muaj, ose 2.6 deri 5.6 Euro në ditë.

P.sh., fondin për rritjen e pensioneve, qeveria e krijon nëse nuk do lejojë 11 mijë biznese të mëdha e të mesme, të paraqesin bilance false duke paguar 30-40% të detyrimeve tatimore, vetëm sigurimet e 50% të punonjësve dhe sigurim të 70% të tyre me pagë minimale.

Pensionet do ishin rritur me 50%, nëse Edi Rama dhe Ilir Beqja, nuk do tu dhuronin 450 milionë Euro Vilma Nushit, Jani Karathanos, Ilir Rrapajt e Klodian Allajbeut për koncesionet “Check-up”, laboratorëve, pajisjeve kirurgjikale e Hemodializës, por as nëse sipas KLSH-së, nuk do vidheshin 1.5 miliardë Euro në vit me korrupsion.

Mundësia e dyfishimit të pensioneve, ishte dhe është e plotë, nëse Babloku nuk do tua kishte dhuruar, por do tua kishte shitur me vlerë tregu 12 miliardë Euro, tokat e shtetit në bregdet Olta Xhaçkës, Artan Dulakut, Pëllumb Gjokës, Luan Bregasit, Gentjan Sulajt, Milo Gjikurisë, Geront Çelës të firmës “Brunes” etj, etj.

Pensionet dyfishohen, nëse qeveria u merr afro 15 miliardë Euro, për trojet, tokat, pyjet, ish-ndërmarrjet e repartet ushtarake që u ka dhuruar Pëllumb Salillarit, Fidel Yllit, Dajlan Avdiajt, Tom Doshit, Bashkim Ulajt, Rrok Gjokës, Lul Morinës, Roland Ziut, Gjergj Lucës, Arbër Hajdarit, sallameri “Hako” etj. etj.

Edhe për mashtrimin në vitin 2024, Babloku po aktron sikur i dhimbset varfëria e pensionistëve, duke thënë se qeveria nuk ka mundësi për rritjen e pensioneve; por ekspertët thonë, se vetëm me vlerën e tokës që i fali Alabbarit për kulla në Durrës dhe faljen e taksës së ndërtimit të tyre, pensionet e ulëta e të mesme dyfishohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *