Hyn në fuqi vendimi/ Garda merr në mbrojtje AKSHI-n, BKH, gjyqtarë dhe prokurorë

Spread the love

Në Fletoren Zyrtare numër 193 është botuar vendimi i qeverisë shqiptare, e cila me propozim të Ministrit të Brendshëm, ka kthyer në detyrim ligjor mbrojtjen nga oficerët e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Drejtorit të Byrosë  Kombëtare të Hetimit, gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe  prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër   Korrupsionit dhe Krimit të Organizua.

Po me vendim qeverie, nën mbrojtjen e Gardës do të jetë edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e njohur si AKSSHI, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Këta të fundit vihen në  mbrojtjen e Gardës pas muajsh të vështirë nën sulmet kibernetike që pësuan disa nga portalet më të përdoruar qeveritare për shërbime publike.

Vendimi:

PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;

vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për    zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *