Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Korçë

Spread the love

Devis Osmani, kryetari i Rithemelimit për degën e Korçës ka dhënë dorëheqjen. 

Osmani u zgjodh kryetar i Rithemelimit në prill të vitit 2022. Përmes një njoftimi drejtuar strukturës, ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.

Osmani ka thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme për arsye personale.

Të dashur miq! Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës. Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj.

Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj. Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *