Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, prokuroria kërkon riekspertim

Spread the love

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Mësohet se organi i akuzës ka administruar pak kohë më parë autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike edhe me insistimin e medias.

Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për rastin.

3-vjeçarit Brian Spahiu ndërroi jetë 3 ditë pasi kreu një procedurë stomatologjike me anestezi totale në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

I mituri iu nënshtrua ndërhyrjes dentare më 28 shtator në klinikën tek Rruga e Kavajës. Pasi është dërguar në shtëpi ka shfaqur komplikacione dhe familjarët e kanë dërguar në QSUT.

Por i mituri nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më 1 tetor në pediatri.

Sipas skedës 3-vjeçari ka ndërruar jetë nga një shkak i panjohur.

Babai i Brianit ka hedhur akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por klinika i ka bërë 14 dhëmbë.

Këto akuza mjeku Roland Xhaxho i ka hedhur poshtë, teksa është shprehur se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë.

Sa i përket fëmijës, mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit, ndersa shprehet se 3-vjecari ka pasur infeksione.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj mjekut Roland Xhaxho dhe stafit të klinikës për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, për vdekjen e djalit 3-vjeçar i cili humbi jetën pas një ndërhyrje dentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *