Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i “BMW”

Spread the love

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit tip BMW, i cili u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku për pasojë humbën jetën 4 persona.

Zyrtarisht nga policia thuhet se në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin në fjalë kanë vënë në pranga 46 vjeçarin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *