SPAK i bie “qemanes”; Renato Çami i Fierit vazhdon merr tenderë e ndërton pallate

Spread the love

 Para 2 ditësh iu dha tenderi i radhës nga “Albpetol”, ndërsa para 1 muaji, Altin Dumani deklaroi se ky personazh i botës së krimit që komandon pushtetin në Fier e qeveritarë në Tiranë, është futur në hetim intensiv për trafiqe ndërkombëtare, vrasje, pasuri më burim aktivitetet kriminal e afera korrupsioni me zyrtarët e shtetit…

Tenderët në Bashkinë e Fierit, të Roskovecit, “Albpetrol”, ujësjellësve, institucioneve dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike në rrethin e Fierit, i komandon dhe i ndan nëpër firma të tjera, vetëm “i forti” Renato Sali, i njohur si “Çami i Fierit”.

Po prej 15 vitesh, ky personazh i botës së krimit e fushatave elektorale të PS, ishte skeduar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda e prej 4 vitesh nga SPAK, për trafiqe droge, qeniesh njerëzore, pengmarrje, gjobëvënie, vrasje e financim vrasjesh, por nuk preket nga drejtësia.

Përkundrazi, ka krijuar një “perandori” ekonomike financiare me biznese tregtim karburantesh, bar-kafe-restorante, hotele, tregti makinash, ndërtime pallatesh në Fier e Tiranë dhe çdo vit merr nga 2 milionë Euro tenderë shtetëror nëpërmjet firmës së tij “AGA-1 Sh.p.k”.

SPAK i bie “qemanes”; Renato Çami i Fierit vazhdon merr

Qendrat e tenderëve të Renato Çamit, janë Bashkia Fier me kryetar Armando Subashin, Bashkia Roskovec me kryetare Majlinda Bufin dhe “Albpetrol”, me drejtor ish-deputetin e PS, Eltar Deda, të cilët ia japin tenderët pa garë, me 100% të fondit limit dhe oferta më të larta.

Tenderin e fundit, Renato Çami e ka marrë përsëri nga “Albpetrol”, Është futur në 5 tenderë të tjerë që kanë shpallur Ujësjellësi dhe Bashkia Fier, dhe në 3 tenderë që ka shpallur Bashkia e Roskovecit, ku bizneset e tjerë kanë frikë të futen prej kobures së Renato Çamit, ose futen e marrin tenderë duke i dhënë pjesën atij.

Para 1 muaji, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para mediave, se ky personazh i botës së krimit që komandon pushtetin në Fier e qeveritarë në Tiranë, është nën hetim intensiv me Çështje Penale Nr.75/2, për trafiqe ndërkombëtare, vrasje, pasuri më burim aktivitetet kriminale e afera korrupsioni me zyrtarët e shtetit.

Fakti që dosja e tij është mbushur me gjithë këto krime e nuk po arrestohet, paçka se i është provuar dhe pagesa 1.2 milionë Euro për të vrarë mikun e tij Ben Qimen e Fierit dhe kundërshtarin Endrit Dokle, krijon bindjen se përballë “të fortëve” të lidhur me kupolën politike, SPAK i bie “qemanes”…

Prandaj Renato Çami qëndron i qetë, bën biznese të çdo lloji i pa prekur edhe nga tatimet, merr miliona Euro tenderë nga shteti dhe ndërton pallate në Fier, Vlorë e Tiranë./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *