Nënë Selvia me pension 57 mijë lekë dhe nënë Fatimja e parajsave fiskale

Spread the love

Dihet, që edhe nënë Fatimen, dhëndri dhe e bija e kanë përdorur si maskë për të fshehur miliardat që kanë vjedhur e investuar; madje nuk do jetë çudi, kur SPAK të njoftojë se Fatimja ka depozita në parajsat fiskale të Panamasë, Qipros, Maltës e Dubait, si dhe pronare e vilave në Londër e Beograd dhe ortake e minierës së floririt në Kongo…

Për besnikërinë ndaj tij e ndaj Partisë, Ilir Meta përmend Erisa Xhixhon; për tradhëti etiketoi Monikën; për ndershmëri e simbol si ish-ministër anti-korrupsion po përmend hajdutin e madh Edmond Haxhinasto, ndërsa si personazh për programin e qeverisjes që ëndërron, po përdor nënë Selvien.

Në çdo dalje publike, Ilir Meta thotë: – Unë dhe Partia e Lirisë, duhet të mendojmë dhe luftojmë, për një qeveri në shërbim të nënë Selvisë, që ajo të mos marrë me pension 57 mijë lekë të vjetra, por dhe për të gjitha nënat që nuk kanë mundësi të ushqejnë e shkollojnë fëmijët.

Me besnikërinë e Xhixhos, tradhtinë e Monikës dhe ndershmërinë e Haxhinastos, Ilir Meta po bënë teatër, në kuadër të një loje për t’u dukur qelibar dhe gjoja i trishtuar për varfërinë e popullit, kur është një ndër shkaktarët e varfërisë, është “qelbi” i LSI dhe një nga krye-qelbësirat e politikës së këtij vendi.

Ndërsa me pensionin e nënë Selvisë e të mijëra grave të moshuara, sheiku Ilir Meta po tallet në mënyrë perverse, mbasi kur ishte në pushtet, nuk foli për pensionet.

Monstra e kontrastit moral të Ilir Metës, kur bën sikur i qanë hallin nënë Selvies, është nënë Fatimja, vjehrra e tij, që sipas SPAK-ut, rezulton të jetë pasanike që ka ndërtuar pallate, vilë luksose si “manastir” në Lalz, ka blerë apartamente në Tiranë, Golem, Vlorë, Himarë e Sarandë.

Dihet, që edhe nënë Fatime Kryemadhin, dhëndri dhe e bija e kanë përdorur si maskë për të fshehur miliardat e pasuritë që kanë vjedhur e investuar; madje nuk do jetë çudi, kur SPAK të njoftojë se ajo ka depozita në parajsat fiskale të Panamasë, Qipros, Maltës, Dubait e Zvicrës; pronare e vilave në Londër e Beograd, ortake me komikun Bes Kallaku dhe bose e minierës së floririt në Kongo.

Ndërsa nënë Selvia, që i ka rënë bretku në punë kooperative, nuk ka vila, makina, pallate, apartamente dhe restorante luksoze në Tiranë, në Lalz, bregdet e jashtë Shqipërisë, por vetëm një pension mujor 57 mijë lekë, që nuk i mjafton të paguaj as faturën e energjisë elektrike.

Edhe nënë Fatimja me pension 120 mijë lekë të vjetra është, por ka pasuri si sheike, të cilat nuk i ka vënë as duke shitur qepë siç ka thënë e as me pension, por ka miliardat dhe pasuritë që kanë vjedhur e kanë pastruar dhëndri Ilir Meta, vajza Monika Kryemadhi dhe i biri Drini Kryemadhi.

Dhëndri i nënë Fatimes, po betohet se ka një projekt-program qeverisës me 5 pika, që do bëjë të lumtur e me jetesë dinjitoze nënë Selvien, dhe do pasurojë gjithë nënat që duan të ushqejnë sa më mirë e të shkollojnë fëmijët ku të dëshirojnë.

Këto 30 vite, Ilir Meta ka qenë 21 vite në krye të pushtetit e shtetit, por ka punuar vetëm për vete e nënë Fatimen; ka krijuar kushte për shkollimin e jetë luksoze të fëmijëve tij në Angli dhe për pasurimin e djalit të nënë Fatimes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *