Policia refuzon Prokurorinë, nuk shpall në kërkim burrin e ministres Delina Ibrahimaj

Spread the love

Mos zbatimi i ligjit nga policia dhe fshehja e krimit, u konfirmua ditën enjte nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj; i cili tha, se rasti i burrit të ministres Delina Ibrahimaj, nuk u bë publik pasi nuk ishte ngjarje sensitive…

Thellohet skandali i fshehjes së krimit “Rrahje e plagosje me paramendim”, që më 21 nëntor 2023, burri i ministres Delina Ibrahimaj, i bëri shtetasit Ari Koshaj, Drejtor i Përgjithshëm Trajtimit të Kredive në Ministrinë e Financave.

Pasi krimi u mbajt 6 muaj i fshehtë dhe u zbulua nga mediat; Policia e Shtetit, deklaroi se çështja i ishte përcjellë për procedim penal Prokurorisë së Tiranës, por nuk sqaroi, se përse nuk e arrestoi burrin e ministres dhe e lejuan të ikte nga Shqipëria.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, për “Rrahje e Plagosje me thikë për shkak të detyrës”, vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, madje me paramendim e pas 1 muaji kërcënime intensive për vrasje dhe zhdukje, burri i  ministres duhej të ishte arrestuar, por u la i lirë duke e regjistruar si “Kundër vajte penale, konflikt fizik në mjedise publike pa pasoja”.

Përveç policisë, në skandal u përfshi Prokuroria e Tiranës; duke e pushuar çështjen pa bërë hetim, me vendimin “Mungesë provash”, madje pa e thirrur burrin e ministres Delina Ibrahimaj.

Krejt ne heshtje, ILD dhe KLP i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, të ri-fillojë hetimin e këtij rasti; dhe duhet thënë, se prokuroria ka nisur menjëherë ri-hetimin e procedurat, duke i kërkuar policisë, të shpallë në kërkim burrin e ministres Delina Ibrahimaj.

Por, sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, prokuroria ka ndeshur në bllokazhin e policisë, prej të cilës nuk është zbatuar urdhri penal për shpalljen në kërkim të shtetasit Andri Ibrahimaj.

Refuzimi  i policisë, vërtetohet nga fakti, se emri i burrit të ministres, nuk është futur në listën e personave në kërkim, kur duhej futur menjëherë pas marrjes së urdhrit të prokurorisë; ndërsa prokurorisë, nuk i është kthyer përgjigje, as pas memes së dërguar, si kujtesë për zbatimin e urdhrit penal të shpalljes së tij në kërkim.

Mos zbatimi i ligjit nga policia dhe fshehja e krimit, u konfirmua ditën enjte nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj; i cili tha, se rasti i burrit të ministres Delina Ibrahimaj, nuk u bë publik mbasi nuk ishte ngjarje sensitive dhe nuk u arrestua e u lejua të arratisej.

Për të njëjtin krim, madje dhe për kërcënime e konflikte fizike pa pasoja, policia ka arrestuar 63 persona në janar- prill 2024 dhe i ka publikuar e trajtuar si “sukses në luftën kundër krimit”.

Refuzimi për ta futur në listën e personave në kërkim, krijon dyshime se burri i ministres, është në Shqipëri dhe merret me bizneset e tij restorant, transport, HEC-e e ndërtim kulle në Laprakë.

Flitet, se mos arrestimi dhe pushimi i çështjes së burrit të ministres Ibrahimaj, lidhet me faktin se babai i tij, Përparim Ibrahimaj, ka qenë avokat Edi Ramës për çështjet e tij familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *