SPAK e thirri Ilir Metën si bosi i aferës CEZ-DIA dhe jo si “Person që ka dijeni”

Spread the love

 SPAK nuk është marrë me provat e dosjes hetimore, kur Ilir Metën e nxorën “të pastër” dhe dënuan Kastriot Ismailajn; por ka konsideruar prova të reja, ato përgjime, kallëzime, dëshmi, denoncime, fakte, shkresa dhe takime zyrtare në Shqipëri e Çeki, që nuk u futën në dosjen hetimore me urdhër të Adriatik Llallës…

Afera CEZ-DIA me vlerë 414 milionë Euro, u inskenua e dirigjua nga Ilir Meta dhe u realizua nga Kastriot Ismailaj që bëri burgun, ndërsa Ilir Meta nuk u prek, madje doli “i pastër”, për shkak të fuqisë politike e shtetërore dhe diktatit mbi drejtësinë e vjetër; por është marrë nën hetim nga drejtësia e re, që ka platformë e referencë drejtësinë amerikane.

Para hyrjes në SPAK, Ilir Meta me buzëqeshje të ngrirë, tha se e kishin thirrur për telenovelën e dosjes CEZ-DIA; ndërsa kur doli i zverdhur, tha se u thirr si “person që ka dijeni”, dhe e pyetën për gjëra të hetuara e të gjykuara, të cilat kishin vërtetuar se nuk kishte asnjë lidhje me këtë aferë.

Faktikisht, Ilir Meta nuk u thirr si “person që ka dijeni”, por si ish- zv/kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm e ish-Ministri i Ekonomisë, që inskenoi dhe dirigjoi aferën CEZ-DIA dhe zhvati miliona Euro, nëpërmjet mashtrimit me vlerën e borxheve të energjisë.

Mbështetur në prova që janë fshehur dhe nuk u futën në dosjen penale të procesit 2015-2017 kur është hetuar e gjykuar kjo çështje, ekspertë të SHBA e SPAK, kanë krijuar bindjen definitive se Ilir Meta është koka i kësaj afere.

Për të shpëtuar veten, Ilir Meta me pushtetin sipëror qeveritar e politik si Kryetar Parlamenti gjatë procesit të hetimit e gjykimit, dhe me kontrollin e plotë mbi drejtësinë e vjetër, bëri “kurban” të përdorurin e tij Kastriot Ismailaj.

Madje sipas informacionit që ka “Pamfleti”, SPAK ka futur në dosje dhe dëshminë denoncuese të gruas së Kastriot Ismailajt, e cila ka deklaruar se Ilir Meta e Monika Kryemadhi shkonin shpesh të shtëpia e saj për të marrë pjesën nga të ardhurat e CEZ-DIA.

Si provë janë marrë edhe kërcënimet me vrasje që i bëri Ilir Meta dhe u detyrua të arratisej; por dhe mesazhet kërcënuese që i ka dërguar Kastriot Ismailajt pas arrestimit e gjatë kohës në burg, për të mos i përmendur emrin.

Thirrja për herë të dytë e Ilir Metës për dosjen CEZ-DIA, pas kthimit të Altin Dumanit nga trajnimi në SHBA, ka lidhje me faktin, se SPAK nuk është marrë me provat e dosjes hetimore, kur Ilir Metën e nxorën “të pastër” dhe dënuan Kastriot Ismailajn.

Por kanë konsideruar indicie e prova të reja, ato përgjime, kallëzime, dëshmi, denoncime, fakte, shkresa dhe takime zyrtare në Shqipëri e Çeki, që nuk u futën në dosjen hetimore me urdhër të Adriatik Llallës, njohur si “ushtar” i Ilir Metës e Sali Berishës.

Madje, si indicie të reja, janë marrë edhe kallëzimi i bërë nga ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti, si dhe dëshmitë e denoncimet për vdekjet e befasishme të ish-ambasadorit Qazim Tepshi e ish-Drejtorit Juridik Zamir Stefani të Ministrisë se Ekonomisë në kohën e Ilir Metës ministër, të cilët vdiqën me gjoja “Atak Kardiak”, pas marrjes në pyetje nga prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *