Skandali/ Sekretari i Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi është edhe drejtor finance, tenderësh…

Spread the love

Në këtë post ku është “tepsia”, xhambazin Luan Abazi e ka emëruar krye prokurori Olsian Çela në shkelje të ligjit, duke e mbajtur të komanduar prej 4 vitesh; kur sipas nenit 66 të Ligjit “Për Prokurorinë”, Sekretari i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me konkurrim publik…

Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, zbulon një skandal në kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme, me autor drejtuesin Olsian Çela dhe përfitues Drejtorin Ekonomiko-Financiar të këtij institucioni, Luan Abazi.

Skandali është ky: Në dhjetor 2019, kur Olsian Çela u zgjodh e filloi detyrën krye prokuror, komandoi Sekretar të Përgjithshëm Luan Abazin, Drejtorin Ekonomiko-Financiar të Prokurorisë.

Skandali/ Sekretari i Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi

Sipas ligjit, gjersa pranoi postin e sekretarit që është funksioni drejtues nr.2 në institucion, Luan Abazi duhej të dorë hiqej nga detyra që kishte, por në pazar me krye prokurorin Olsian Çela, prej 4 vitesh ai vazhdon ti mbajë të dy detyrat e larta.

Referuar kompetencave që ka si Sekretar i Përgjithshëm, Luan Abazi është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të prokurorisë në qendër e rrethe.

Madje ai planifikon dhe shpall tenderët, ankandet dhe çdo investim, shpenzime, paga, dieta, emërim e shkarkime punonjësish dhe çdo veprim administrativ në Prokurorinë e Përgjithshme.

Është absurd, fakti që si drejtor financash, Luan Abazi i paraqet kërkesa vetes së tij si Sekretar i Përgjithshëm, dhe zbaton urdhrat e detyrat që i lë vetes, madje bën tenderët e raporton te vetja.

Me apo pa paramendim, ky është qark i mbyllur në një dorë, për pazare e korrupsion edhe në kupolën qendrore të institucionit të lartë të akuzës, që ka detyrë të drejtojë strukturat e hetimit dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.

Sepse kështu ka vendosur Olsian Çela e vazhdon prej 4 vitesh, që Luani i tij të ketë në kthetra aktivitetin financiar- administrativ të Prokurorisë së Përgjithshme, duke mos pyetur për ligjin.

Kjo përbën skandal të rëndë, mbasi Sekretari i Përgjithshëm, nuk mund të jetë edhe Drejtor Ekonomiko-Financiar apo anasjelltas; sepse në rastin konkret është i njëjti person dhe nuk mund të mbajë dy detyra, njëra prej të cilave është në varësi e kontroll të tjetrës.

Skandali tjetër, është fakti që Sekretarin e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk ka të drejtë ta emërojë apo komandojë krye prokurori, por sipas nenit 66 të ligjit 97/2016, e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë me konkurs të hapur publik.

Skandali/ Sekretari i Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi

Por edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është i përfshirë në këtë skandal, mbasi prej 4 vitesh, po lejon që detyrën e Sekretarit të Prokurorisë së Përgjithshme, ta kryejë një  person i komanduar, që paralelisht është edhe drejtor finance.

Ndërsa SPAK, ka detyrim ligjor, që këtë skandal brenda llojit, ta hetojë në aspektin e tenderëve miliona Euro, të cilët prej 4 vitesh, krye prokurori Olsian Cela dhe Luani i tij si drejtor finance e sekretar, po i bëjnë të mbyllur me emërtimet “sekret shtetëror”, kur nuk janë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *