Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine, zbardhen emrat; si e fshehën mediat qeveritare lajmin

Spread the love

Ky personazh në foto është Qemal Beu, kryetar i Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës, me nipt M01817501A, themeluar në 8 qershor 2020, sot një shoqëri në likuidim.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Organiza ka 10 ortakë me nga 10 % të aksioneve, disa nga të cilët trafikantë të famshëm droge.

Aksionetët janë: Kryetari Qemal Beu, biznesmeni i peshkut Gjergj Luca, Dorian Beu, Syrjan Tola, Klodjan Kapiti, Helidon Rruga, Nazmi Kokomani dhe Alban Bala.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Në 20 tetor 2023, policia italiane njoftoi se kishte mundur të arrestonte 3 trafikantë shqiptarë droge në Itali, të cilët ishin pjesë e një bande të trafikut të kokainës në Milano, grup që është goditur nga autoritetet italiane që në vitin 2017. Njoftohet se në Shqipëri treshes i janë sekustruar 3 milionë euro pasuri, përfshirë edhe një anije peshkimi.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Ata janë Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Emirjan Beun, një emër i njohur i korrupsionit dhe trafiqeve, është i biri i Qemal Beut, kryetar i Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës.

Dorian Beu dhe Syrjan Tola janë anëtarë dhe aksionerë të Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës, që drejtohet nga babai i trafikantit Emirjan Beu, Qemal Beu, ku është anëtar dhe aksioner edhe Gjergj Luca, i skeduar në raporte sekrete policore si një trafikant i hershëm droge.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Luca është lakuar si trafikant droge në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën, Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjinin, Arjan Andonin dhe Agron Metvelajn.

Në dokumentet e dorëzuara në QKR, Gjergj Luca ka shënuar saktë vetëm emrin dhe datën e lindjes (30.08.1964), ndërsa ka gënjyer për vendin e lindjes dhe të banimit, për të fshehur gjurmët.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,
Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Madje edhe tek data e lindjes është futur një ‘zero’ si pa dashje.

Ndërkaq, lidhja e 3 trafikantëve Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu në biznes me Gjergj Lucën u fsheh nga mediat e ‘pavarura’, të cilat duket se jo rastësisht paguhen çdo muaj nga Luca.

Nuk ka dyshim se edhe pas këtyre fakteve, lajmi nuk do të pasqyrohet, pasi pagesat ndërpriten dhe Luca i klasifikon si ‘mediat e tallavasë’.

Sipas tij, media profesionale dhe të ndershme janë vetëm ato që fshehin të vërtetën dhe i bëjnë fresk atij.

Në këtë kuadër Luca ka ndërmarrë edhe një nismë për të rregulluar mediat, në bashkëpunim me një ish zyrtar të korruptuar të PD (Vesho mallisti), të cilit i jep 2.4 milionë lekë në muaj.

Edhe dy dosje korrupsioni.

Emirjan Beu është një emër i njohur dhe një trafikant i rexhur droge dhe me dosje korrupsioni.

Emirjan korruptoi prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, duke i dhënë 2 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë.

Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.

Por, Emirjan Beu arriti të çajë burgun dhe drejtësinë, duke vijuar aktivitetin e trafikut të drogës.

Ndërkaq, e bija e Qemal Beut, Florida Beut, doli në skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda.

Si i shpëtoi arrestimit Emirjan Beu

Në janar të këtij viti, SPAK lëshoi 21 urdhër arreste për anëtarët e bandës, mes tyre Braniol Liço, Braniol Ago, Gernard Beu, Gernard Ago, Emirjan Beu, Dorian Beu, Syrjan Tola, Igli Lala, Oltion Lala, Ramazan Grada, Florid Vukaj, Renato Zefi, Rexhep Dallupi, Alfred Luli, Gjergji Luli, Saimir Prenga, Lorik Prengaj alias Fabio Prenga, Françesko Çeçi, Ilir Duro, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina,Eledjo Dedej, Enkeleda Bakalli etj.

Edhe atëherë nuk u raportua fakti se disa nga anëtarët e organizatës së drogës ishin edhe anëtarë të organizatës së peshkut në Durrës, me aksioner Gjergj Luca.

Arrestohen dy ortakë të Gjergj Lucës për trafik kokaine,

Emirjan Beu i shpëtoi arrestimit në atë kohë bashkë me Dorian Beun dhe Syrjan Tola, anëtarë të organizatës së peshkut. Ata dyshohet se u njoftuan për aksionin.

Në një fletore të sekuestruar nga Prokuroria janë gjetur shënime për rolin e Emirjan Beut për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 7 vjeçare.

Organizata jo vetëm trafikonte drogë drejt Italisë, por merrej edhe me shpërndarjen e drogës në vend, sidomos në Durrës.

Ngrihen dyshime të forta se organizata e peshkut mund të jetë krijuar për punët e organizatës së drogës.

Roli i policisë, në skenë një anije peshkimi

Edhe pse banda u godit që në janar të këtij viti, çuditërisht pasuritë e tyre nuk u prekën.

Vetëm pasi policia italiane arrestoi tre anëtarët e bandës së kokainës dhe referoi materialet tek autoritetet shqiptare, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit u sekuestroi 3 trafikantëve mbi 1 milionë euro pasuri, ku përfshihen 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane dhe 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

Policia nuk ka sqaruar qëllimisht se cilat janë dy shoqëritë e peshkimit që janë sekustruar, për shkak të implikimit të personave të tjerë me lidhje të forta politike.

Nuk dihet nëse është sekustruar edhe Organizata e Menaxhim Peshkimit në Durrës, me aksionerë dy trafikantët e drogës, Dorian Beu dhe Syrjan Tola, me kryetar Qemal Beu, babai i bosit të kokainës Emirjan Beu.

Nuk dihet se cilës kompani i përkiste anija e peshkimit dhe kush e ka përdorur më parë. Por, nuk ka dyshime se kokaina ka ‘zbardhur’ Portin e Peshkimit.

Mos vallë anija e peshkimit e sekuestruar është veliera që peshkatarët e Lucës ‘vodhën’ nga moli i policisë Kufitare në Limion të Sarandës?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *