Afera ‘Partizani’/ Avokati i Berishës mbërrin në Apelin e GJKKO, ankimon masën e sigurisë për ish-kryeministrin

Spread the love

Ndërkohë në GJKKO ka mbërritur avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

Sot në orën 09:00, mbahet seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e Berishës dhe Malltezit kundër masave të sigurisë të dhëna për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Ndërkohë në GJKKO ka mbërritur avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

Në orën 10:00 Berisha do të duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK, teksa kujtojmë se në seancën e parë, ai nuk pranoi që të shkonte.

Po se çfarë do të ndodhë në seancën e orës 10:00 dhe nëse Berisha nuk paraqitet, mbetet për t’u parë pasi të gjitha opsionet janë të hapura, në varësi të vendimit të Apelit, i cili mund të lërë në fuqi vendimin ‘detyrim paraqitje’ apo ta rrëzojë atë.

Sipas juristëve, nëse Apeli pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme.

Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do të duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *