Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Rama reagon pas deklaratës së BE: 100% në një mendje me Brukselin!

Spread the love

Pas deklaratës së delegacionit të BE për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ka reaguar në rrjetin social “X” edhe kryeministri Edi Rama.

Rama thotë se ndryshimet e miratuara sot për ligjin për Zonat e Mbrojtura janë 100% me një mendje me Bashkimin Europian.

Rama ka publikuar reagimin e BE-së dhe thekson se në këto 10 vitet e fundit është bërë një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit.

“100% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *