Meta kërkesë SPAK-ut për të takuar Belerin në burg, analisti: Iliri lodër e Berishës, e ka vënë me shpatulla pas murit

Spread the love

Analisti Arben Meçe foli për kërkesën e Ilir Metës dhe Petrit Vasilit drejtuar SPAK-ut, për të takuar Fredi Belerin në burg.

Sipas Meçes, Meta po përdoret si lodër nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkak të dyshimeve që ngjalli zgjedhja e kryebashkiakes së re të Himarës.

Ndër të tjera ai tha se Meta këtë lëvizje po e bën në kuadër të një kërcënimi, presioni, ndërsa shtoi se pas kësaj fshihet Berisha.

“Lëvizja e sotme ka dy pista. Ajo ligjore dhe politike. Në listën ligjore Beleri është i dënuar. Ajo që e integron situatën nuk është situata ligjore por ajo politike, çfarë e shtyn Metën të takojë Belerin. Deri më tani Bleri është njeri më antishqiptar. Është një nga gabimet më të mëdha që ka bërë PD dhe PL, që kanë nxjerrë Belerin si kandidaturë.

Këtë lëvizje të Metës nuk jam në gjendje ta argumentoj, Meta këtë lëvizje po e bën në kuadër të një kërcënimi që i është bërëm. Meta po luan kartat e veta, kush po e imponon? Besoj Berisha, zgjedhja e kryebashkiakes së Himarës ngjalli dyshime. Kjo ka tronditur marrëdhëniet mes Berishës dhe Metës. Berisha e ka vënë pas shpatullave Metën.

Kjo është një faturë që Meta merr, bën mirë që të paguajë koston e këtij takimi, sesa të marrëdhënies me Berishën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *