U dënua me 20 muaj burg për fshehje pasurie, lirohet nga qelia Alda Klosi

Spread the love

Alda Klosi është liruar sot nga burgu.

Më 19 mars Gjykata e Tiranës e dënoi Klosin me 2 vjet e 6 muaj që me gjykim te shkurtuar i takonte 20 muaj.

Ndërkohë pas lirimit do të qëndroje në arrest shtëpie për akuzen e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Klosi ndodhej në burg që prej 3 shkurtit 2023 pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit.

Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *