“E takuam gjysmë ore para ngjarjes”, flasin miqtë e Aurelio Dervishit që u vra me thikë

Spread the love

Miqtë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi kanë folur sot lidhur me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve. Shokët e tij e përshkruajnë një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit.

Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë. Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, shprehen shokët e viktimës.

18-vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit. 

Aurelio Dervishi u qëllua me thikë në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme te Rrethi i Shkozës, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas krimit. Të rinjtë u arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se ka arrestuar Frensis Shehun 20 vjeç dhe tre të mitur, të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Vajza e cila është bërë mollë sherri, shoqërohej me viktimën dhe në momentin e sherrit ka qenë prezente në makinën ku ishte edhe 18-vjeçari Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *