Atentati me 106 plumba ndaj policit dhe kunatit në Shkodër, shoqërohen në polici 20 persona; pistat ku po hetohen

Spread the love

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së të martës, ku mbetën të plagosur Gjon Nika dhe kunati i tij polic Gjergj Ndërshtiqa.

Në fillim dyshohej se objektiv ka qenë Nika por policia po heton edhe pistën se shënjestër mund të ketë qenë Gjergj Ndërshtiqa.

Mësohet se policinë e Shkodrës janë shoqëruar 20 persona ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 100 gëzhoja. Në makinën e djegur që është gjetur pranë vendit të ngjarjes në fshatin Grudë e Re, janë gjetur dy kallashnikovë në sediljet e para dhe një tjetër në bagazh.

Gjergj Ndërshtiqa ka punuar efektiv në zonën e Dukagjinit dhe dyshohet që mund të ketë lidhje me problemet e ndryshme me aksionet e kanabisit dhe arrestimet dhe sekuestrimet në luftën ndaj shkatërrimit të parcelave.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët pasi kanë qenë të pajisur me maska. 3 kallashnikov ka zbuluar policia e Shkodrës në makinën e djegur të autorëve, ku dyshohet se vetëm 2 prej tyre janë përdorur.

Pista tjetër fillimisht u tha që shënjestra ka qenë Gjon Nika, që nuk përjashtohet si pistë por që dy të plagusurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjë person. 

Të plagosurit kanë shpëtuar për mrekulli ndërsa një i 3 që ka qenë në makine me ta nuk ka marrë plagë. Të dëmtuarit janë shprehur pasi janë marrë në pyetje se nuk kanë arritur që të shohin se kush ishin autorët.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”– thanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *