Tropojë/ Banda “Byberaj”, i rrëmben tokën qytetarit; po ndërton fabrikë asfalti

Spread the love

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi i ka dhënë kushëririt Avni Byberi, kontratën 30-vjeçare për 14 hektarë tokë e pyll; Ministrja Mirela Kumbaro i ka dhënë lejen mjedisore në mes të zonës së turizmit, megjithëse nuk ka leje Zhvillimi nga Këshilli Kombetar i Territorit; IKMT bën sikur i bllokon e shkatërron ndërtimin pa leje, ndërsa policia mbron zaptuesin e tokës private e shtetërore…

Një informacion tjetër ka ardhur në “Pamfleti” nga Ardit Ndreaj, banor i zonës Geg-Hysen në Tropojë, i cili denoncon “cubin” Avni Byberi, pronar i firmës “Byberi Sh.p.k” dhe djalin e xhaxhait të tij Rexh Byberi, Kryetar i Bashkisë, të cilët po veprojnë sikur e kanë çiflig të tyre Bashkinë dhe krejt Tropojën.

Denoncuesi Ardit Ndreaj, shkruan: – Jam pronar i tokës, ku Avni Byberi, me mbështetjen zyrtare të djalit të xhaxhait kryetar Bashkie dhe të policisë, po ndërton fabrikë për prodhim asfalto-betoni, duke grabitur pronarët dhe kërcënuar banorët e bizneset agro-turistike, që po protestojnë kundër helmimit të jetës, tokës, ujit e bagëtive.

Denoncuesi thotë se, ajo sipërfaqe toke ku po ndërtohet fabrika, është pronësi e familjes tonë “Ndreaj”, trashëguar brez pas brezi; madje atje, konform ligjit kanë patur dhe biznes inertesh, me të cilin kanë mbijetuar ekonomikisht, por bashkë me tokën e ka zaptuar Avni Byberi i mbështetur nga krye-bashkiaku Rexh Byberi.

E vërteta është se, biznesmeni Avni Byberi, është nga një zonë tjetër, por me fuqinë e pushtetit dhe lidhjet e zeza që ka me drejtues të policisë e institucioneve të tjera ligj-zbatuese, ka rrëmbyer tokën dhe biznesin e familjes së Ardit Ndreajt, me mashtrimin sikur është tokë shteti, nëpërmjet letrave false nga djali i xhaxhait, krye bashkiak.

Fabrikën e asfalto-betonit e prishi IKMT, por Avni Byberi ka filluar ta ndërtojë përsëri, ndërsa IKMT nuk po shkon të bllokojë punimet, ta prish përsëri, t’i sekuestrojë makineritë, ta ndëshkojë me gjobë 50-100 milionë lekë e ta kallëzojë penalisht sipas ligjit.

Tropojë/ Banda “Byberaj”, i rrëmben tokën qytetarit;

Ndërsa policia e shtetit, natyrisht me urdhër nga shefat e Tiranës, në vend ta arrestojnë Avni Byberin për ndërtim pa leje dhe zaptim prone publike e private; po bëhet palë me të, duke lejuar vazhdimin e ndërtimit të fabrikës pa leje dhe kundër vullnetit të banorëve e bizneseve agro-turistike që nuk pranojnë shkatërrimin e mjedisit.

Madje, policia e prokuroria Kukës- Tropojës dhe SPAK-u, megjithëse kanë dhjetëra denoncime e 7 kallëzime penale, nuk po fillojnë procedimin dhe hetimin, për ndërtim pa leje dhe mashtrim me falsifikim të firmave të banorëve, që Avni Byberi i ka përdorur në Bashkinë e Tropojës dhe në Ministrinë e Mjedisit, ku ka marrë leje false.

Falsifikimi i firmave, ka krijuar premisa për lindje konfliktesh të rënda fizike e me pasoja, ngaqë banorët janë kërcënuar me vrasje e rrëmbim fëmijësh, nga biznesmeni Avni Byberi, krye-bashkiaku Rexh Byberi dhe kriminelët e paguar prej tyre; për t’i frikësuar të mos pretestojnë e mos të bëjnë kallëzime penale, kundër fabrikës kancerogjen të asfalto-betonit që po u ndërtohet në mes të zonës së banimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *