Erdogan sulmon Netanyahun: Do të gjykohet si kriminel lufte!

Spread the love

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje edhe një herë që Izraeli të mbahet përgjegjës ndërkombëtarisht për sjelljen e tij në Gaza dhe pretendoi se kryeministri Benjamin Netanyahu do të gjykohet si kriminel lufte.

Duke folur në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC), presidenti turk deklaroi gjithashtu se Gaza ishte tokë palestineze dhe do t’i përkiste gjithmonë palestinezëve, shkruan Sky News.

Ai ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Izraelit që nga shpërthimi i luftës, duke akuzuar vazhdimisht regjimin e Netanyahut për shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe refuzim për ta quajtur Hamasin një organizatë terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *