Tensionet në Kuvend, Bardhi: Opozitës po i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë

Spread the love

Deputeti Gazment Bardhi deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj, ndërsa i bëri thirrje mazhorancës që t’i thërrasë arsyes. Bardhi ka deklaruar se opozita nuk lejoi vijimin normal të seancës as gjatë ditës së sotme duke theksuar se sipas tij, opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ai tha se Kuvendi ka humbur legjitimitetin dhe shtoi se aksioni opozitar do të vijojë derisa opozitës t’i garantohen të drejtat kushtetuese.

“Edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në anormalitet, mazhoranca nuk ka asnjë respektim për të drejtat e opozitës. Nuk kemi kërkuar asnjë favor për veten por vetëm që të ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese. Opozitës i mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë dhe vendimmarrjen e Edi Ramës në kushtet e konfliktit të interesit. Ajo që patë sot ishte vijimi i aksionit tonë për të mos lënë deputetët e mazhorancës të vijojnë punën në seancë. Praktikisht, kjo sallë ka humbur legjitimitetin si vendi ku mblidhen përfaqësuesit e popullit shqiptar”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *