Zjarri dhe tymueset në sallë, agjentët e BKH-së ‘zbarkojnë’ në Kuvend

Spread the love

Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Gardës, ku pati dhe një tentativë për zjarrvënie.

Në përfundim të seancës bëhet me dije se në sallën e parlamentit kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët anë nisur mbledhjen e provave.

Ashtu sikurse ka ndodhur dhe gjatë seancave të kaluara, deputetët e PD bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit.

Më pas nga kamerat u kap se deputeti Flamur Noka tenton t’i vëjë zjarrin parlamentit, pasi shihet teksa ndez disa fleta dhe i vendos poshtë grumbullit me karrige.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat dhe mbylli seancën plenare ku ligjvënësit do të flisnin për problematikat e zgjedhësve.

Ka qenë ndërhyrja e Gardës ajo e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarri dhe mospërhapjen e flakëve.

Gjithashtu në seancë pati dhe flakadanë që u ndezën, duke e bërë të pamundur zhvillimin e punimeve të Kuvendit. Seanca këtë të hënë zgjati vetëm 17 minuta.

Mëson se pas mbledhjes së provave do të referohen në SPAK edhe emrat e dy deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi për ndezjen e flakadanëve dhe pengimin e zhvillimit normal të seancës në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *