Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj në SPAK: Nuk e di në sa tendera ka marrë pjesë kompania

Spread the love

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, është paraqitur sot në SPAK ku u mbajt seanca për verifikimin e masës se sigurisë ndaj saj, për veprën penale shkelje të barazisë në tendera në dy raste dhe falsifikimi dokumentesh gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën.

Balilaj po hetohet me masën e sigurisë pezullim nga detyra e Prefektes së Qarkut Fier, ndërsa duhej të paraqitej 4 ditë më parë në SPAK, por ndodhej jashtë shtetit.

Vetë Balilaj u shpreh se nuk ka qenë në Shqipëri kur është dhënë masa dhe se ka ardhur vetë të njihet me hetimet.

“Nuk kam qenë në shqipëri kur është dhënë masa. Kam ardhur vetë të njihem me hetimet. Jam marrë në pyetje më parë. Nuk mund ta them numrin sa tendera ka marrë pjesë “Genti 001” dhe ç‘probleme ka. Ato kanë qenë baza materiale. Do ti përgjigjem drejtësisë patjetër, nuk jam dakord me pezullimin nga detyra”, ka thënë Balilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *