Nuk pëlqeu lidhjen me sarën, menaxheri “fshin” Bardhin dhe afron Luizin

Spread the love

Siç e pranoi dhe vetë gjatë ditës së djeshme, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj. Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë.

Bardhi tha se edhe profili në Instagram nuk menaxhohej më prej tij, ndërsa edhe Jetmiri nuk ka mbetur pas me lëvizjet që ka bërë.

Ai ka fshirë çdo foto në Instagramin e tij, përfshirë dhe ato që kishte me Bardhin, duke përforcuar kështu zërat se shkëputja e marrëdhënies së bashkëpunimit mes tyre është përfundimtare.

Megjithatë Jetmiri duket se ja ka nisur direkt nga puna dhe ka ngritur dyshime me lëvizjen e fundit. Ai ka postuar një foto të Luizit duke i uruar për këngën e tij të re “Kce” e cila brenda pak ditësh ka arritur të marrë 1 milion klikime në “Youtube”.

Edhe më herët është përfolur se ai do të ketë në menaxhim Luizin.

Nuk pëlqeu lidhjen me sarën, menaxheri “fshin” Bardhin dhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *