Menaxherët kontaktojnë tekst shkruesit për këngë të reja, Britney Spears e vendosur: Nuk do kthehem kurrë në industrinë e muzikës

Spread the love

Britney Spears duket se është e vendosur se nuk do të kthehet më në industrinë e muzikës.

Pavarësisht se skuadra e saj ka kontaktuar me një sërë tekst shkruesish për atë që pretendohet të jetë albumi i saj i dhjetë, këngëtarja e famshme ka reaguar duke thënë se ‘nuk do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës’.

“Që të jem e qartë, shumica e lajmeve janë të rreme! Ata thonë se unë po shkoj te disa njerëz për të bërë një album të ri…nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!”, ka shkruar Spears në një postim në “Instagram”.

Këngëtarja vijoi: “Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose për njerëzit e tjerë. Për ata që duhet të lexojnë librin tim, ka shumë gjëra që nuk i dini rreth meje”, duke shtuar se para se të regjistronte këngë, ajo ka shkruar mbi 20 këngë për njerëzit e tjerë gjatë dy viteve të fundit.

Spears ka folur gjithashtu edhe për spekulimet online se libri i saj “The Woman in Me”, i publikuar më 24 tetor 2023, është publikuar pa lejen e këngëtares. “Njerëzit thonë se libri im është publikuar pa aprovimin tim, në mënyrë jo ligjore dhe kjo është shumë larg së vërtetës. I keni lexuar lajmet këto ditë?”, duke shtuar se e duan dhe ajo është e bekuar.

Deklarata e saj vjen pasi një burim tha për Rolling Stone se ekipi menaxhues i Britney-t po kontaktonte me artistë dhe se janë shumë të entuziastë për muzikën e re që do të publikojnë.

Menaxherët kontaktojnë tekst shkruesit për këngë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *