Shpërthimi në kapanonin e Bujar Çelës, GJKKO liron nga burgu ndërtuesin Leonard Gjini

Spread the love

GJKKO ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjinin, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet në magazinën ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë dhe humbën jetën babë e bir. 

GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për 5 zyrtarët e bashkisë dhe IMT-së. 

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme kërkoi rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet. Tashmë ai do të lirohet me vendim të GJKKO. 

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.

Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *