Bosët e Landfillit- Fier edhe 17 milionë Euro tenderë; 5.3 milionë Euro në Qytetin Studenti

Spread the love

Më 7 mars 2023, ose dy muaj pasi filloi gjyqi për landfillin e Fierit, ortaku i Klodian Zotos, i ndryshoi emrin kompanisë, nga “Ndërtim Montimi-Patos”, në “Furst Koloss”; dhe nëpërmjet kontratave fiktive, transferoi 11 milionë Euro te kompani të lidhura me grupin Zoto-Mërtiri…

Dokumentet zyrtare që ka zbuluar “Pamfleti”, dëshmojnë se pronarët e kompanisë të Landfillit të Fierit, përveç 33 milionë Euro për landfillin, kanë marrë dhe tenderë të tjerë nga fondet e qeverisë.

Referuar pagesave nga Thesari i Shtetit, rezulton se kompania e Landfillit- Fier “Ndërtim Montimi-Patos” me pronar Elton Kollozin, gjatë kohë së koncesionit ka marrë edhe 17 milionë Euro tenderë, me 98-100% të fondit limit e pa garë.

Bosët e Landfillit- Fier edhe 17 milionë Euro tenderë; 5.3

Nga kjo vlerë tenderësh, 12 milionë Euro i ka marrë nga Ministria e Energji-Infrastrukturës për punë publike; nga Ministria e Turizëm-Mjedisit, nga Qendra Spitalore “Shefqet Ndroqi”-Tiranë, nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Komisioni Prokurimit Publik.

Këto 12 milionë Euro, ia kanë dhënë me 40 pagesa, 12 prej të cilave Ministria Energji-Infrastrukturës, 8 pagesa Qendra Spitalore “Shefqet Ndroqi”, 18 pagesa Ministria e Turizëm-Mjedisit dhe nga 1 pagesë Ushtria e Komisioni i Prokurimit.

Po kështu, kompania e Landfillit të Fierit, më 10 maj 2021 kur ishte në fund të koncesionit e në proces hetimi nga SPAK, ka marrë dhe 1 tender 5.3 milionë Euro nga Bashkia e Tiranës pa garë.

Këtë tender, Lali Eri  ia ka dhënë për ri-konstruksionin e godinave Nr. 20, 21, 22 e 23 të “Qytetit Studenti”, në kuadër të ri-ndërtimit pas tërmetit, me fonde të akorduara nga buxheti i qeverisë.

Por “de facto”, këto godina studentore nuk kanë qenë të dëmtuara nga tërmeti e kjo firmë nuk ka kryer fare punime; por në to janë bërë punime e meremetime dhe lyrje e mobilim me tender tjetër 7.4 milionë Euro nga fondet e Bashkisë-Tiranë, ndërsa procesverbali i punimeve fiktive është firmosur dhe nga deputeti Plarent Ndreca, ende zv/kryetar i Bordit të “Qytetit Studenti”.     

Saktësojmë, se kompania “Ndërtim Montimi-Patos”; te Landfilli i Fierit është 30% ortake me kompaninë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos që ka 70% të landfillit.

Bosët e Landfillit- Fier edhe 17 milionë Euro tenderë; 5.3

Por e vërteta është, se dhe 17 milionë Euro tenderë të tjerë, që i janë dhënë kompanisë ortake të landfillit Fier, kanë qenë pazare të bëra nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri me shefat e pushtetit, siç kanë bërë pazare e kanë marrë miliona dhe te ujësjellësit.

Por çudia është, se Klodian Zoto, është dënuar 10 vite burg për Ladfillin e Fierit, ndërsa ortaku Ellton Kollozi, sponsori i PS në Fier-Patos-Roskovec, nuk është hetuar nga SPAK, megjithëse mashtrimin dhe vjedhjen në landfill e kanë bërë bashkë.

Fakt tjetër është ky: Më 7 mars 2023, ose dy muaj pasi filloi gjyqi për Landfillin e Fierit, ortaku i Klodian Zotos, i ndryshoi emrin kompanisë ortake, nga “Ndërtim Montimi-Patos”, në “Furst Koloss”; dhe nëpërmjet kontratave fiktive, transferoi 11 milionë Euro te firma fantazma të lidhura me grupin Zoto-Mërtiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *