Tezja e Bolit të kokainës Adriana Berberi me 3 vila në SHBA; njëra e burrit të ministres Bora Muzhaqi

Spread the love

SPAK ka detyrim të hetojë pasuritë e 4 anëtarëve të familjes Buzi- Berberi, ndër to 5 shtëpi në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin, sepse ata janë zyrtarë të lartë shteti, por edhe lidhje e afërt familjare me krye-trafikantin Ervin Mata…

Pas urdhër- arrestit të krye-trafikantit Ervin Mata, SPAK filloi hetimin pasuror për të, familjarët Luan, Merita e Emis Mata dhe ish-të fejuarën këngëtare Elvana Gjata, mbështetur në prova e indicie, se pasuritë dhe bizneset e tyre janë me burim nga të ardhurat prej kokainës.

Me e hetimin pasuror të rrjetit familjar të Bolit Ervin Mata, SPAK ka shkuar deri te ish e fejuara, por nuk ka futur në listë tezen e tij, Adriana Berberi (Buzi), që sipas ligjit Anti-mafie, ajo, bashkëshorti dhe fëmijët, quhen familjarë të rangut të parë e duhen verifikuar.

Sepse ka informacione që trafikanti Evin Mata, përveçse ka investuar miliona Euro në biznese hotelerie e ndërtim kullash, ka financuar në blerje të pasurive jashtë Shqipërisë, fshehur edhe te Adriana Berberi, te burri i saj Bedri Buzi e te djali Besard Buzi bashkë me gruan e tij ministre.

Sipas infirmaonit të ardhur në “Pamfleti”, tezja Adriana Berberi e Bolit të kokainës, me milionat që i ka dhënë ky, ka blerë 3 vila në Filadelfia.

Tezja e Bolit të kokainës Adriana Berberi me 3 vila në SHBA;

Vila më e madhe si objekt e oborr, është në emrin e Adrian Berberit; 1 vilë është në  emrin e burrit, ndërsa tjetra  është në emrin e djalit, bashkëshort i ministres Bora Muzhaqi, por kjo nuk e ka deklaruar në Inspektoriatin e Pasurive, paçka se e ka detyrim ligjor.

Të 3 vilat, ndodhen në një zonë banimi “Pa Welsh R.d-19115 Pfiladelpia”, në një regjistër e bllok banesash e set adresash në Filadelfia, veçse me Kod Postar e numra të ndryshëm telefoni.

Por vila më e madhe, është në emër të Adriana Berberit, me sipërfaqe 1344 m2 objekt e mjedise të jashtme, dhe vlerë kapitali të blerë 350 mijë e 558 USD, ndërsa vlera aktuale është 397 mijë USD, sipas vlerësimit me çmim tregu në muajin shtator 2023.

Tezja e Bolit të kokainës Adriana Berberi me 3 vila në SHBA;

Së pari, si lidhje e afërt familjare me trafikantin Ervin Mata, SPAK ka detyrim në zbatim të ligjit Anti-mafia, për të hetuar pasuritë që ka në Shqipëri Adriana Berberi, bashkëshorti, i biri dhe nusja e të birit, ministrja Bora Muzhaqi, por dhe burimin financiar të blerjes së 3 vilave në Amerikë ku këta kanë shtetësinë, ndërsa në Shqipëri kanë “tepsinë” e pushtetit.

Së dyti, 5 shtëpitë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin dhe 3 vilat në SHBA, duhen hetuar nga SPAK bashkë me dosjen pasurore të familjes së trafikantit Ervin Mata, sepse këta janë zyrtarë të lartë shteti.

– Adriana Berberi prej 3 vitesh pensioniste, është Anëtare Bordi e Autoritetit të Konkurrencës, këshilltare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Anëtare e Bordit të Komitetit Shtetëror të Ekspertëve Kontabël në Ministrinë e Financave.

– Bashkëshorti Bedri Buzi në moshë 70-vjeçare, vazhdon të jetë Shef Sektori të Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe administrator, mes tyre i pasurive të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Lefter Kokës e Alqi Bllakos.

– Djali Besard Buzi, është Shef Juridik te Agjencia e Pasurive Shtetërore në Ministrinë e Financave, ndërsa nusja e tij Bora Muzhaqi është Ministre e Rinisë dhe Fëmijëve.

Hetimi mund të bëhet vetëm me 2 pyetje: A kanë kryer marrëdhënie financiare me nipin trafikant Ervin Mata; dhe ku i kanë gjetur burimet financiare që kanë blerë shtëpitë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin dhe 3 vilat në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *