Gërdeci, kush është dora që firmosi faksin për Shkëlzen Berishën?

Spread the love

Çështja e Gërdecit është tema më e “nxehtë” e ditëve të fundit. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kopsitur dosjen, por një detaj duket se nuk po e merr vëmendjen e duhur. Kush e shkroi mbishkrimin “Për Shkëlzenin” në një fax.

Gërdeci, kush është dora që firmosi faksin për

Fax 1

Brenda tij ishte përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës pretendohet se do dërgohej nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Si Bumçi dhe Berisha kanë folur publikisht lidhur me fax-in dhe kanë zgjedhur gjuhën e mohimit. Ish-ministri i Drejtësisë pasi dilte nga SPAK pretendonte se kjo shkresë është e falsifikuar duke ngritur dyshime tek opozita e asaj kohe.

Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës? Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë çështje, dhe u falsifikua kjo shkresë.”

Në të njëjtën linjë ishte dhe Shkëlzen Berisha.

Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faxit nuk ekziston

Të dy kërkojnë një kaligrafist.

Për këtë detaj, botuesi Mero Baze ka bërë një sqarim sot. Në shkrimin e tij, Baze sqaron se kaligrafia në fakt nuk duhet bërë për shkrimin e ish-ministrit të Drejtësisë, por me atë të Drejtorit të Kodifikimit të po këtij dikasteri.

Gërdeci, kush është dora që firmosi faksin për

CV e Viktor Gumit

“Del Aldo Bumçi dhe thotë ai shënimi “Për Shkëlzenin” nuk është imi dhe është falsifikim. Në fakt nuk ka thënë njeri që është shënim i Aldos, por është nisur nga faksi i Aldos dhe kjo është provë shkencore. As Aldon e shkretë se llogariste njeri për ministër. Falë atij faksi u kthye ministër dhe është sot tek Foltorja. Pastaj del Shkëlzeni dhe thotë ai faksi nuk është shkrim i Aldos, d.m.th është falsifikuar shkrimi. Po shumë mirë atëherë, të paditet shkresa si e falsifikuar dhe të shikojmë kush e ka shkruar, meqë nuk ja përmendin dot emrin atij që e ka bërë shënimin dhe që falë atij shënimi më pas u bë deputet dhe kur menduan se mbaruan punë me Gërdecin, e hodhën në rrugë. Krahasojeni njëherë me shkrimin e drejtorit të Kodifikimit të asaj kohe në Ministri të Drejtësisë.”

Por kush është ky personazh, që e kanë lënë në hije dritat që vezullojnë më shumë mbi “kokat e mëdha” të kësaj çështjeje?

Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për Viktor Gumin, asokohe Drejtor i Kodifikimit. Nëse dikush do të kërkonte hetimin në themel të lidhjeve dhe rolit të Shkëlzen Berishës, emri i Gumit do të duhet të ishte i pari në listën e personave të pyetur.

Gumi, nga viti 2009 deri në vitin 2013, Viktor Gumi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa aktualisht angazhohet si avokat. Emri i tij u përmend sërish në vitin 2018, pasi u përfol si një nga ekspertët e mundshëm të Reformës Zgjedhore. Veçse kësaj herë i propozuar nga Partia Socialiste. Viktor Gumi propozuar nga PS. Emri i Gumit, tërheq vëmendjen, pasi ka qenë deputet i PD në legjislaturën 2009-13, ndërsa më pas u përjashtua nga listat e selisë blu.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ‘ndëshkuar nga’ Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 të gjithë deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve. Gjithashtu, emri i tij është përmendur edhe në librin e kryeministrit Edi Rama “Kurban”, ku cilësohej si një nga juristët më të mirë që ka Shqipëria. Prej vitit 2014, Viktor Gumi është angazhuar si partneri menaxhues i studios ligjore “GUMI & Associates”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *