Mehmet Develioğlu në Panairin e Klikut: Dhoma e Tregtisë së Stambollit, interes të lartë për investime në Shqipëri, në energji dhe ndërtim

Spread the love

Turqia vjen në edicionin e 29-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, më një përfaqësi dinjitoze në sektorë të ndryshëm, kryesisht në industrinë tekstile, ndërtim dhe energjitikë.

Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (İTO) në një intevistë për ATSH-në, theksoi rolin e rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, si në aspektin historik dhe atë tregtar.

“Është viti i 6-të që Dhoma e Tregtisë së Stambollit sjell kompanitë turke dhe ekspozon produktet e më shumë se 300 firmave turke. Ndër vite kemi punuar dhe menduar vazhdimisht se si të zgjerojmë bashkëpunimet në tregti me Shqipërinë dhe për këtë jemi këtu,” tha Mehmet Develioğlu.

Tashmë në një bashkëpunim të ngushtë me organizatorët e panairit, gjithashtu edhe si një nga partnerët e rëndësishëm të Shqipërisë, Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (İTO), u shpreh se bashkëpunimi midis dy vendeve do vazhdojë edhe më tej në fusha të ndryshme dhe ekskluzivisht në marrëdhëniet tregtare.

Ai vlerësoi arritjet që Shqipëria ka bërë vitet e fundit, në bashkëpunime shumë të mira në sektore prioritare. “Firmat tona energjitike kanë bërë investime të mëdha dhe kanë interes që të vijnë në Shqipëri dhe të krijojnë partneritete këtu, po ashtu nga ana tjetër kanë sjellë edhe produktet e tyre, pasi bota po zhvillohet dhe fuqia e konsumatorit po rritet dhe po përmirësohet ndjeshëm”, u shpreh Mehmet Develioğlu. Duke shtuar se Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është një mundësi shumë e mirë partneriteti për të ardhmen të cilin e mbështesin, duke shpresuar që vitet e ardhshme të vijnë me një numër më të madh kompanish.

“Dhoma e Tregtisë së Stambollit” është dhoma më e madhe e Turqisë, me rreth 7500 anëtarë me një interes të shtuar për investime në tregun jashtë vendit, kryesisht në vende me marrëdhënie të forta tradite dhe kulture. Nënkryetari i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit u ndal edhe tek rëndësia që ka vëllimi tregtar midis dy vendeve dhe kalimi në një tjetër nivel pas një analize të detajuar tregu. “Kur kemi ardhur në Shqipëri kemi analizuar se çfarë prodhohet në Shqipëri,  për çfarë ka më shumë nevojë, importet,  pra kemi ardhur këtu pasi i kemi bërë këto kërkime dhe kështu mundim të informojmë saktë të gjithë pjesëtarët e Dhomës së Tregtisë së Stambollit për sektorët që ka më shumë interes”, tha nënkryetari i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit, Mehmet Develioğlu.

Duke e parë panairin e “Klik Ekpso Group” si një mundësi optimale që sa vjen e rritet me praninë e shumë vizitorëve, ai shpreson që ky panair të jetë një panair i suksesshëm për krijimin e marrëdhënieve të reja tregtare.

Në përfundim Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj vlerësoi Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit me Medalien e Artë të Shqiponjës, një punim në ar, për kontributin e vyer në marrëdhëniet bilaterale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *