Lefter Maliqi shkon në SPAK

Spread the love

Ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi është thirrur ditën e sotme në SPAK.

Sipas raportimeve, pas daljes nga ambientet e prokurorisë, Maliqi do të japë një deklaratë për mediat për kryebashkiakun e Kuçovës që ka rezultur i dënuar.

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është thirrur edhe më herët në SPAK në cilësinë e kallezuesit.

Maliqi kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës dhe kallëzoi në SPAK pretendimet e tij për manipulimet e bëra. Në një deklaratë të dhënë më 19 maj, Maliqi tha se ka depozituar në SPAK faktet e dokumentuara për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *