Moti i keq, ngricat dhe rrëshqitja e gurëve krijojnë probleme në rrugën e Arbrit

Spread the love

Rrugët e fshatrave janë të hapura në qarkun e Dibrës, me përjashtim të Lurës e cila është ende në izolim. Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit. Në ndihmë të elektricistëve të Dibrës kanë shkuar 3 grupe nga Kavaja dhe Durrësi, për të përshpejtuar riparimin e defekteve.

Ndërkohë ngricat kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit si dhe ka pasur rrëshqitje të vazhdueshme gurësh nga shpati i malit në asfalt në segmentin Qafa e Buallit-Bulqizë duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve që qarkullonin.

Kjo problematikë është konstatuar në mënyrë të vazhdueshme që kur është ndërtuar për shkak se skarpatat anësore nuk janë mbuluar me rrjetë e beton siç po bëhen segmentet e fshatit Plan i Bardhë në Klos e Shkalla e Tujanit në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *