Kapter Peza do trefishojë fondin e Festivalit në RTSH; në 5 vitet e fundit ishte nga 40 milionë lekë

Spread the love

Megafoni i Bablokut, Alfred Peza, që ka bredhur deri dje dhe është përdorur si “lavatriçe” e parave nëpër televizione oligarkësh të lidhur me mafien, i qenka bërë fiksim që çdo vjedhje ta bëjë me çek 1 milionë Euro…

Në reklamën që RTSH po i bën “Festivalit-62” të këngës, thuhet se për herë të parë në historinë e tij, ky do jetë një aktivitet mbarëkombëtar cilësor, me emrat më të mirë të muzikës e interpretimit dhe me vlera të veçanta.

Por një informacion i ardhur në “Pamfleti”, zbulon se përveç kapterit Alfred Peza në postin drejtor i RTSH; e veçanta në festivalin e këtij viti është plani i tij për të vjedhur një çek të majmë, duke caktuar kosto fiktive me zëra shërbimesh e fatura false.

Kapter Peza, i ka kërkuar Bordit të Administrimit të RTSH, që për “Festivalin-62” të vitit 2023, të miratojë koston e shpenzimeve 120 milionë lekë, por Bordi e ka refuzuar sepse shifra është shumë e lartë në krahasim me festivalet viteve të mëparshëm.

P.sh., në 5 vitet e fundit 2018-2022, shpenzimet e Festivalit në RTSH, kanë qenë nga 40 milionë lekë, paguar nga fondet që financon shteti, pa llogaritur të ardhurat nga reklamat e donacionet, të cilat në 10 vitet e fundit nuk janë deklaruar në çfarë vlerash kanë qenë e ku kanë përfunduar.

Kapter Peza do trefishojë fondin e Festivalit në RTSH; në 5 vitet

Ndërsa për këtë festival, kapter Peza ka kërkuar e po këmbëngul, që fondi të trefishohet; pra, mbi shifrën 40 milionë lekë që është kostoja reale, të shtohen edhe 80 milionë lekë, duke e justifikuar me gjoja cilësi të lartë e modernizim të festivalit.

Megjithëse ka mëse 1 muaj, që “Festivali 62” i këngës ka filluar përgatitjet dhe realizuesit e të ftuarit, kanë rënë dakord me tarifat financiare që ishin në “Festivalin e 61”, Bordi i Administrimit nuk ka miratuar akoma fondin e shpenzimeve, ngaqë është nën presionin dhe bllokazhin e Fredit.

Nuk dihet, nëse Bordi do ta miratojë fondin 1 milionë Euro që ka kërkuar kapter Peza, por sipas informacionit, shifra e pritshme nga reklamat gjatë netëve të festivalit do jetë mbi 15 milionë lekë, të cilat sipas një ndryshimi në rregulloren e RTSH në muajin shtator 2023, thuhet se 50% ka të drejtë t’i administrojë drejtori për bashkëpunime me artistë, pa përfshirë të ardhurat nga biletat.

Ky fakt, tregon se megafonit të Bablokut, që ka bredhur e është përdorur si “lavatriçe” e parave nëpër televizione oligarkësh të lidhur me mafien, i qenka bërë fiksim që çdo vjedhje ta bëjë me çek 1 milionë Euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *